Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: S’kam marrë garanci nga Rama për zgjedhje të parakohshme

15:11 / January 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1579096260 basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një konferencë për mediat një ditë pas marrëveshjes politike që e bën edhe opozitën jashtëparlamentare pjesë të reformës zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, tha se asnjë nuk ndryshon nga kërkesat e opozitës së bashkuar, ku më kryesorja siç tha ai, është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të mbahen në një ditë me ato lokale.

Por a ka marrë garanci nga kryeministri Edi Rama se pas miratimit të reformës zgjedhore me konsensus do të mbahen zgjedhje të parakohshme? Me përgjigjen e tij Basha la të kuptohet se kjo nuk ka ndodhur, por se zgjedhjet e parakohshme mbeten objektiv i opozitës së bashkuar.

“Garancia e vetme që vendi të normalizohet janë qytetarët. Nëse qytetarët largohen dhe e lënë në dorë të Ramës, injorantëve, përdhunuesve, trafikantëve, atëherë nuk ka faktorët ndërkombëtarë që mund të bëjë diçka. Ka një opozitë të bashkuar që jemi mazhorancë numerike, dhe synojmë të jemi mazhoranca politike një orë e më parë”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja politike e arritur pas zgjedhores, ka të bëjë me faktin që ndaj kryedemokratit gjykata pushoi hetimet për falsifikim formulari, vule e stampe, Basha tha: “Nuk janë kritikë të mi, janë miq të Edi Ramës, përfitues të Ramës. Njerëz të cilët kanë vënë gjithçka në funksion të pushtetit të korruptuar dhe të dështuar të Edi Ramës”

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media izraelite: Shqipëria mes vendeve që kanë përjetuar transformimin më të madh turistik

11:40 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.