Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha takim me banorët e Sukthit : As një kokërr kripë s’na kanë dhënë…

12:50 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 17 676x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i opozitës Lulzim Basha u rikthye në Sukthin e dëmtuar nga tërmeti dhe konstatoi se pas 4 muaj nga vizita e tij e fundit atje, gjendja e banorëve ishte përkeqësuar.

Ata jo vetëm nuk kanë marrë akoma përgjigje, nëse pallati është apo jo i banueshëm, por janë braktisur plotësisht nga qeveria edhe gjatë kohës së izolimit nga pandemia.

“Ka rënë populli në zero. Nuk kemi me çfarë të marrim bukën, nuk kemi me çfarë te marrim një kilogramë domate, një kilogramë speca.- i tha zotit Basha një banore e Sukthit, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti.

Dialogu i kreut të opozitës me banorët sjell dëshmitë e banorëve sesa rëndë janë goditur nga mungesa e ndihmës së qeverisë.

Basha: Ju vazhdoni me të njëjtat kushte siç ju pashë herën e fundit?

Banor: Ashtu jemi. Më keq. Edhe më keq.

Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje financiare?
Banore: Nuk kam marrë as një shishe ujë. Pension jo, rrogë jo, për të ngrënë jo, ku do të shkojmë, ku do të jetojmë ne o nenë?

Banor: Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë.

Basha: Zonjë po ndihma ushqimore të kanë ardhur ty?
Banore: Asnjë gjë, për kokë të atij djali që kam rrugëve andej. Asnjë kokërr kripe të ma sjellin në derë nuk më kanë sjellë. Asnjë gjë, as pension, as ndihmë ekonomike, asnjë gjë.

Bashkë me banorët e Sukthit, kreu i opozitës ngriti shqetësimin se qeveria ka prioritet pasurimin në murriz të shqiptarëve, duke vjedhje më një grusht oligarkësh dhe duke lënë pa ndihma qytetarët edhe më të varfëruar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.