Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha takim me ekspertë: Do të bëj propozime konkrete për përballimin e situatës

21:03 / December 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1575230139 basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të qenë pjesë e mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, por zhvilloi në selinë blu një takim me disa ekspertë në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmologjisë dhe të ndërtimit për t’u konsultuar rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

“Pjesë e këtij takimi ishin personalitete të njohura si Ismail Hoxha, Faruk Kaba, Skënder Allkja, Markel Baballëku, Fisnik Kadiu, Ernest Noka, Rikard Luka, Sokol Allaraj, Marin Biçoku, Besnik Aliaj, Gafurr Muka, Lulzim Shena, Klid Premti, Sazan Guri, Mentor Balili, Shemsi Prençi” njofton selia blu.

Sipas PD-së, ekspertët sollën përvojën e tyre dhe propozime konkrete, të cilat do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës. Kryetari Basha, po sipas njoftimit të PD-së, vlerësoi se Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim. “Një nga problemet e ngritura në takim nga ekspertët sizmologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe Instituti i Sizmologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve” mbyllet njoftimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.