Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tvvitter ka ironizuar takimet e kreut të opozitës Lulzim Basha me qytetarët.
“TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI”, thotë ai.
Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar sot me banorë të zonës së kënetës në Durrës, ku u shpreh se Ramavirusi ka shtatë vjet që ka pushtuar Shqipërinë.
Ai tha se “Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për RAMAVIRUSIN dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet”