Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Basha të mos qëndrojë më në zyrë”, Zeka zbulon qëllimin e protestës së Berishës

21:59 / December 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zeka m1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari nga Kosova Milaim Zeka, tha se protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha me përkrahje të Kosovës, ishte një gënjeshtër. Ai shtoi se qëllimi i protestës ishte për të marrë selinë e PD.

Zeka, teksa ka folur për situatën e tensionuar në Shqipëri, shprehet se Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë më në zyrat e selisë blu, pasi sipas tij, ai është shkarkuar me referendum.

Milaim Zeka: Gazetat serbe shkruanin sot se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha i ka kërkuar 100 burra Ramush Haradinajt, në Tiranë që t’i dalin përballë Vuçiç, dhe të gjithë e kuptojnë se kjo është një gënjeshtër e kulluar. Gënjeshtër 100% e kulluar është edhe iniciativa e Berishës për të organizuar gjoja një protestë kundër Vuçiç me përkrahje të Kosovë. Qëllimi i kësaj proteste ishte marrja gati gati me dhunë e selisë së PD ku qëndronte Lulzim Basha, i cili de fakto nuk duhet të qëndrojë më në ato zyra, sepse juridikisht dhe moralisht, pas referendumit Basha nuk është më kryetar i PD.  Ai është i shkarkuar dhe nuk ka asnjë legjitimitet, përpos të qenurit deputet i thjesht i kësaj partie.

Ndër të tjera Zeka thotë se politikanët nuk duhet të traumatizojnë brezat e rinj me fjalimet që mbajnë për interesat e tyre politike. Sipas Zekës politika po ‘terrorizon’ të rinjët, që si pasojë e kësaj zgjedhin të largohen.

Milaim Zeka: Prandaj të gjitha këto marrëzira ballkanike, kanë një emërues të përbashkët, gënjeshtrën përpara turmave të veta. Po të flasësh me serbët shprehen  se janë populli më i përndjekur ballkanik, janë të deskriminuar, por në fakt janë serbët që kolektivitet që kanë kryer gjenocid në Bosnje, në Kosovë, dhe në Kroaci.

Serbët janë i vetmi populli në kontinentin evropian që mbi kurrizin e tyre mbartin gjenocidin kolektiv. 98% prej tyre kanë përkrahur luftën e Millosheviçit. Të njëjtën retorikë përdorin dhe shqiptarët. Këto marrëzira duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë. Nuk duhet që për interesat tona politike të traumatizojmë brezat e rinj, të cilët si pasojë e këtij terrori psikologjik që ia bëjnë fjalimet e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Albin Kurtit, dhe të tjerëve, të rinjtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kanë vetëm një ëndërr, ëndrrën e largimit përfundimtar nga trojet e tyre.

Përsa i përket nismës “Ballan i Hapur, Zeka u shpreh: “Open Balkan’ nuk paraqet asnjë rrezik, për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë  dhe Malin e Zi.

Për Zekën i vetmi rrezik që e paraqet ‘Open Balkan” është rreziku i faktorit serb në Ballkan. 

protestës qellimi zeka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.