Pak minuta më parë u rrethua me tela me gjemba dhe kryesia e Kuvendit, e mesa duket ka pasur informacione se turma e protestuesve do të zhvendoset për atje, ku aktualisht është kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama.
Duke mbyllur fjalimin e tij, Basha drejtori turmën drejt Kryesisë ku tha se do të dorëzojnë mandatet zyrtarisht deputetët e opozitës. “Më ndiqni mua”, thoshte Basha protestuesve teksa hodhën dhe shashka drejt Parlamentit.
