Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha vijon takimet me demokratët: Zgjodha të bëja një hap pas sepse nuk doja luftë të brendshme në PD

18:53 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
347251803 808391350656096 4993145120433289025 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Basha shprehet se pak kohë më parë zgjodhi të bëjë një hap pas sepse nuk donte një luftë të brendshme i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët.

Ai shton se e ndjen për detyrë të përkushtojë të gjitha energjitë e tij në një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo të një grupi që përfiton prej saj, prej30 vitesh.

“Në zemër të Tiranës, te Dega nr. 8, ndalova për një kafe me miq dhe qëndrestarë të Partisë Demokratike. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre të natyrshme pas një viti heshtje nga ana ime dhe të mbushur me shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë Partinë Demokratike.

Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ka rinisur të njëjtat sulme, atë që bën ndaj kujtdo që nuk e kontrollon dot. Natën ndan favoret, lejet e ndërtimit, tenderat, përmes oligarkëve të përbashkët me Edi Ramën, ditën del dhe akuzon të tjerët.

Ndryshe nga ai që është shkaktari i kësaj situate në PD, pasi është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, unë bëra një hap pas, sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.

Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj. Demokratët sot janë më të qartë se kurrë, që nuk mund të fitojnë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, dhe se hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, shkruan Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.