Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Voltana Ademi, turpi më i madh i Shkodrës

21:10 / February 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
voltana ademi
Kryetarja e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se qeveria ka reduktuar me 1.3 miliarde leke buxhetin per bashkite./r/n/r/nMayor of Shkodra, Voltana Ademi, speaks during a press conference, where she stated that the government has reduced the budget for municipalities.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngritja e memorialit në përkujtim të të përndjekurve dhe persekucionit komunist gjatë 45 viteve diktaturë në Shkodër, është bërë motivi i radhës për akuza të tjera në drejtim të kryetares së Bashkisë Voltana Ademi nga shoqëria civile. Përmes një njoftimi në facebook, Ademi njofton se ”Bashkia e Shkodrës dhe Komisioni “Drejtësi e Paqe” kanë përzgjedhur projektin fitues, i cili sot ka nisur të zbatohet në sheshin para Bashkisë së Shkodrës”, thuhet në njoftimin në FB.

Kryetarja nuk jep detaje për veprën e cila do të vendoset në qendër të qytetit më të madh verior në vend, por kujdeset të njoftojë se do të jetë 5.5 metër i lartë dhe do të përfshijë në vetvete 8 figura që personifikojnë elementet e persekucionit komunist ndaj Shkodrës.

Por, gjithë kjo mungesë transparencë në vendimmarrje dhe tanimë edhe në ekzekutim të një vepre publike ka ngjallur reagimin e ashpër të shoqërisë civile. Në një status në faqen e Facebook “Shkodra asht Dashni”, drejtuesi i Eko Mendje Mirsad Basha ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Ademit.

“Znj.Voltana Ademi, unë si qytetar i Shkodrës dhe jam i sigurte edhe shumë tjerë që dojnë ketë qytet, dona me e dit se çfarë doni me vendos në qendër të qytetit me nji lartësi 5.5 metra. Ne një kohe kur nuk keni ba as dëgjesa publike e as konsulta me artistat dhe keni ba vetëm nji konkurs “nen tavoline” për ketë vepër artit. Shumë turp për ju znj.Ademi që nuk prezantoni publikut bucelat konkurruese meqënëse kjo vepër 5 metërshe do jetë e Shkodrës dhe jo e jueja! Ne çdo qytet të Shqipënise prezantohet publikut dhe përveç artistëve merret edhe mendimi i tyre meqënëse do ndryshoje dhe imazhi i qytetit”, shkruan Basha.

Drejtuesi i Eko Mendje i bën thirrje këshillit Bashkiak dhe Prefektit të Shkodrës të marrin masa të menjëhershme për të bërë transparencën e domosdoshme me qytetarët, ndërsa nënvizon se kryetari i bashkisë nuk mund të bëjë supriza qytetarëve të saj.

“Jeni nji person i paafte dhe pa dashni znj.Voltana Ademi, jeni turpi ma i madh që ka pas ky qytet me drejtimin e nji kryetari bashkie”, shkruan Basha.

Ademi bashkia EkoMendje Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.