Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Vuçiç kukull në duart e Putin, bën lojë të dyfishtë për të …

15:25 / December 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ishte i ftuar në Euronews Albania ku foli në lidhje me sulmin terrorist në veri të Kosovës. Basha analizoi situatën dhe tha se Vuçiç është një Kukull në duart e Putinit megjithëse nuk e besonte këtë gjë.

Sipas Bashës presidenti serb po bën lojë të dyfishtë me Putinin dhe perëndimin me dëshirën për të qenë një Tito i dytë. Basha tha se kjo lojë e tij është lojë me zjarrin dhe pala kosovare duhet ti përgjgijet duke bashkëpunuar ngushtë me faktorin perëndimor.

“Më habit qartësia e presidentit Vuçiç për tu vetëdemaskuar, nga njëra anë distancohet nga sulmi, diçka që e ka bërë dhe ministri i tij i Jashtëm nga ana tjetër thotë që e dimë kush janë autorët. Nëse e di, duhet të na i thotë. Së fundi mundohet ta fusë në korrnizën e një sulmi hibrit ndaj Serbisë.

“Nëse Serbia është vërtetë e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon duhet të kishte arrestuar Radoiçiçin si kreun e sulmit paraushtrak terrosit në Banjskë i cili endet i lire rrugëve dhe hoteleve të Beogradit dhe ka kontakte të përditshmet me njerëzit më të lartë të lidershipit serb dhe të aparatit të sigurisë atje, kjo në në një farë mënyre shpalos vetëm dy mundësi teorike”.

“E para është që Vuçiç e ka situatën jashtë kontrollit, që i dërguari apo përfaqësuesi i interesave të Vladimir Putinit në qeverinë e Serbisë, Vulin e ka vënë për fund dhe që sot aparati i sigurisë apo pjesë të rëndësishme të këtij aparati janë nën kontrollin indirekt të Vladimir Putin përmes kontrollit direkt  të tij.

“Kjo do të thotë që presidenti Vuçiç është një kukull, megjithëse unë nuk e besoj këtë gjë. Unë besoj se ai ka vënë bastin e gabuar të jetës së tij që mund të jetë një Tito i dytë dhe si një qingj i mirë të pijë dhe sisën e perendimit dhe të Putinit. Ai ka ndarë detyrat me Vulin, njëri bën duanë e Rusisë dhe tjetri pretendon të flaës me gjuhën e Europës”.

“Serbia po sillet si një shtet i papërgjegjshëm dhe një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një kërcënim për arkitekturën e sigurisë së NATO-s në të gjithë Europën”. Sipas Bashës, Vuçiç po luan me zjarrin dhe kësaj loje Kosova duhet ti përgjigjet me kohezion dhe koordinim të plotë me faktorin perendimor, tha Basha në intervistën me Alba Gjonin në Euronews Albania.

Basha putin Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.