Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në Tvvitter e quan zbrazjen e vendit një akt tradhëtie kombëtare. Ai thotë se për sa kohë vendin e drejton Rama, aq kohë shqiptarët do të largohen.
POSTIMI I BASHES
Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!