Në librin e tij me titull “Misioni im”, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkruar edhe për ofertat që ka marrë për të ‘vrarë’ politikisht ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.
Ndër rreshta në librin e tij, Basha shkruan se Berisha për të nuk ka qenë një barrë, por një këshillues, një shkollë për të.
“….Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim babain”. Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha: jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin për para dhe përvoja veçse mund të vleje. Kjo ftese e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim.”, thuhet ndër të tjera në librin e Bashës.
