Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha poston një video në Facebook ku tregohet sipas tij se qeveria Rama ka vjedhur zgjedhjet.
Ai jep dhe zgjidhjen, sipas të cilit ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet do të clirojnë demokracinë dhe drejtësinë. Kësaj radhe thotë Basha zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar.
“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, thotë Basha.
