Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni”: Nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, PD do ta shpallim parti terror

19:43 / May 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i njohur Spartak Ngjela tregon se cili është faktori më i fortë i cili ndikoi në pranimin e Shqipërisë në BE, duke u referuar rekomandimit pozitiv të Këshillit të Europës për hapjen e negociatave.

Nëpërmjet një shkrimi të tijin, Ngjela thotë se faktori më i fortë për pranimin e Shqipërisë në BE është ndërhyrja ruse për të destabilizuar Shqipërinë në fillim dhe Kosovën më pas, ndërsa si faktor destabilizimit avokati përmend protestat e dhunshme të PD.

“Politikani i lartë amerikan, Palmer, para një muaji deklaroi në Tiranë se ‘targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë’. Kuptohet se politika amerikane mu në Tiranë ua tha këtë forcave destruktive që kërkojnë destabilizim, hordhive të Partisë Demokratike, e cila u duk se pas kësaj, sikur u revoltua edhe më dhe e sulmoi gjendjen me granada Molotov. Të pa para kurrë në historinë e Shqipërisë. Por çndodhi pas kësaj që në protestën e fundit hordhitë u bënë ‘pula të qytetëruara?”, shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.

Më tej, avokati thotë se Bashës i erdhi kërcënimi i prerë nga Uashingtoni: nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, Partinë Demokratike do ta shpallim parti terroriste.

SHKRIMI I PLOTË:

Cili është faktori më i fortë i pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

l.

Faktori më i fortë për pranimin e Shqipërisë në BE është ndërhyrja ruse për të destabilizuar botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos, Shqipërinë në fillim dhe Kosovën më pas.

Por a i ka mundësitë politika ruse që ta bëjë këtë destabilizim?

Politikani i lartë amerikan, Palmer, para një muaji deklaroi në Tiranë se ‘targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë’.

Kuptohet se politika amerikane mu në Tiranë ua tha këtë forcave destruktive që kërkojnë destabilizim, hordhive të Partisë Demokratike, e cila u duk se pas kësaj, sikur u revoltua edhe më dhe e sulmoi gjendjen me granada Molotov. Të pa para kurrë në historinë e Shqipërisë.

Por çndodhi pas kësaj që në protestën e fundit hordhitë u bënë ‘pula të qytetëruara?’

Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni: politika e lartë amerikane i tha: “nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, Partinë Demokratike do ta shpallim parti terroriste”.

Në fakt ky ishte fundi.

Edhe Moska u habit me xhiron paqësore dhe me dritë telefonash të të ‘revoltuarëve të Tiranës’.

ll.

Por mos mendoni që Rama u ndje komod. Është i shqetësuar por tani nuk i ndihmon dot më hordhitë destabilizuese, se sigurisht që e di kërcënimin deklarativ të politikës amerikane për shpalljen e partisë terroriste.

lll.

Të gjitha këto bashkohen dhe na çojnë në përfundimin se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është sot domosdoshmëri e politikës globale perëndimore. Ky është mendim i prerë i politikës korente amerikane dhe gjermane. Koha e solli që politika e lartë gjermane, anëtarëve

të Bashkimit Europian, kundërshtues të hapjes së negociatave me Shqipërinë, t’iu kujtojë që ‘ky kundërshtim është interesi rus në Ballkanin Perëndimor’.

E pra, ky duhet të jetë argumenti më i fortë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian shumë shpejt pas çeljes së negociatave.

Po opozita jashtëparlamentare e antiteformë, çduhet të bëjë? Duhet të ketë shumë kujdes: Shqipëria nuk mumd të destabilizohet, kjo është pamundësi absolute…

Uashingtoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.