Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bashkëprodhime kinematografike me Francë/ Nënshkruhet marrëveshja që do të sjellë filma franko-shqiptar

15:19 / May 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gonxhja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, një moment historik për zhvillimin e industrisë kreative dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se kjo marrëveshje përfaqëson një hap strategjik për kinemanë shqiptare dhe për të gjithë sektorin kulturor. “Është shumë kënaqësi që jemi sot këtu me Ministren e Kulturës së Francës, Catherine Pégard, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të mirë dhe të ngrohtë mbi kinematografinë, reformën që po ndërmarrim në këtë sektor, si edhe mbi kulturën në përgjithësi, shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes vendeve tona. Marrëveshja që firmosëm sot krijon një bazë të rëndësishme për bashkëprodhimet filmike dhe hap mundësi të reja për kineastët shqiptarë në tregun europian dhe ndërkombëtar”, deklaroi ministri Gonxhja.

Nga ana e saj, Ministrja e Kulturës së Francës, Catherine Pégard, theksoi rëndësinë e afrimit kulturor mes dy vendeve dhe ndikimin që kjo marrëveshje do të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të kinemasë. “Jam shumë e lumtur që patëm mundësinë të zhvillonim këtë takim, i cili tregoi edhe njëherë se sa afër janë kulturat tona dhe sa e rëndësishme është të vazhdojmë këtë rrugë bashkëpunimi. Marrëveshja mes CNC-së franceze dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë është një instrument shumë i rëndësishëm për realizimin e bashkëprodhimeve filmike dhe për forcimin e lidhjeve tona kulturore. Besoj se një ditë do të rikthehem në Cannes për të parë një film franko-shqiptar”, u shpreh ministrja Pégard.

Marrëveshja e nënshkruar në Cannes njeh filmat e bashkëprodhuar si produksione kombëtare në të dy vendet, duke u dhënë akses në skemat publike të financimit dhe mbështetjes për industrinë audiovizive në Shqipëri dhe Francë.

bashkeprodhime filma France kinematografike mareveshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.