Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bashkëpunim me Zvicrën për forcimin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa

13:17 / May 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3630
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Zvicra do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile dhe sigurisë së ndërtesave përmes një projekti të ri që synon përmirësimin e sistemit të vlerësimit të dëmtimeve pas fatkeqësive natyrore.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për projektin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa.

Marrëveshja do të zbatohet nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.

Ajo parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve teknike dhe ekspertizës profesionale, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike, qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reagimit pas fatkeqësive natyrore.

bashkëpunim dëmeve ndërtesa vlerësimin zvicrën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.