Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bashkëpunoi me kampin nazist, 97 vjeçarja dënohet për vrasjen e mbi 10 mijë personave

12:20 / December 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja burg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ish-sekretare që ka punuar në një kamp nazist të përqëndrimit është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,505 personave. Irmgard Furchner, 97 vjeç, punoi si daktilografe në Stutthof nga 1943 deri në 1945, sipas BBC.

Furchner, një nga gratë e pakta që u gjykua për krime naziste në dekada, u dënua me dy vite burg me kusht. Edhe pse ajo ishte një punëtore e thjeshtë, gjykatësi tha se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë dhe ushtarë të kapur sovjetikë. Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, përdori një sërë metodash për të vrarë të burgosurit e tij dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit nga qershori 1944.

Gjykata në Itzenhoe në Gjermaninë veriore dëgjoi dëshmitë e të  mbijetuarve të kampit, disa prej të cilëve kanë vdekur gjatë gjyqit.

Kur filloi gjyqi në shtator 2021, Irmgard Furchner u arratis nga një azil në të cilin ndodhej dhe u gjet nga policia në një rrugë në Hamburg. Komandanti i Stutthof Paul-Werner Hoppe u burgos në vitin 1955  dhe ai u lirua pesë vite më vonë.

Një seri ndjekjesh penale janë zhvilluar në Gjermani që nga viti 2011, pasi dënimi i ish-rojit të kampit nazist të vdekjes, John Demjanjuk, krijoi precedentin se të qenit roje ishte provë e mjaftueshme për t’u dënuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.