Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkëshorti i deputetes Gjylameti tregon si u njohën: Urreheshim në fillim, unë flisja e ngacmoja të gjithë

20:36 / March 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosta blerina gjylameti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti dhe bashkëshorti i saj Kosta, kanë qenë të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ku ka treguar se të dy janë njohur kur ishin vetëm 17 vjeç në gjimnaz rreth viteve ’96-’97. Ata janë njohur që fëmijë sepse jetonin në një lagje, por në fillim Blerinës, Kosta ishte një nga njerëzit që i jepte shumë besdi sepse ka qenë pak arrakat. 

Kosta: E vërteta kështu është, nuk heq gjë.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bëje ti?

Blerina Gjylameti: Ngacmohej.

Kosta: Ishin ato të adoleshencës. Lidhja jonë ka pasur një histori shumë të bukur sepse në fillim urreheshim, nuk kishte ndonjë simpati për mua, unë isha tipi që flisja me të gjitha, ngacmoja të gjithë dhe kur vajta në klasë u futa mes Blerinës dhe një shoqes së Blerinës sepse kisha nevojë për të më ndihmuar për mësimet.

Ardit Gjebrea: A pse Blerina ishte mirë me mësimet?

Kosta: Blerina ishte shumë e mirë.

 Ardit Gjebrea: Po ti?

Kosta: Unë isha më i mirë se Blerina, por jo në mësime.

Ardit Gjebrea: Po shoqja tjetër?

Blerina Gjylameti: Ka qenë Afërdita, është një shoqja ime e fëmijërisë që 3 vjeçe, jemi shoqe, erdhi dhe Kosta dhe u afrua fillimisht me pjesën që ta ndihmonim se edhe pse ka qenë shumë i zgjuar, por angazhohej pak, vullneti i mungonte pakëz, kështu që shfrytëzonte rastin që ishte mes dy vajzave që studionin. Kështu nisi historia jonë, por mua më tërhoqi shumë humori, ka qenë natyrë që bënte humor gjatë gjithë kohës dhe ka batutën gjithmonë gati dhe batutë shpesh herë më bënte për të qeshur, kështu më tërhoqi. Nga ai moment ka nisur historia jonë. Edhe pse kanë kaluar 25 vite, nëse do kthehesha pas në kohë do kisha bërë të njëjtën zgjedhje.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë Kosta ishin dy shoqe, pse Blerina dhe jo Afërdita?

Kosta: Është natyrë komplet tjetër personi, Blerina ta kthen përgjigjen, Afërdita jo. Ishte nga ato gocat shumë të mira që i quan në klasë, shumë e urtë, normalisht shumë e zgjuar, por jo tipi im dhe ndoshta për natyrën time që pëlqeja përgjigjen flakë për flakë dhe nuk e di me Blerinën pati një lidhje tjetër. Vazhduam u njohëm edhe më shumë dhe kjo na bëri të afroheshim edhe më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.