Aurela Basha, bashkëshortja e liderit demokrat, Lulzim Basha kohët e fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë herë pas here imazhe me ndjekësit e saj. Mbrëmjen e sotme në llogarinë e saj në “Instagram”, ka postuar një foto të gatimit të radhës, teksa krahas shkruan” Bukë e lyer me gjalpë dhe marmalatë portokalli, e pjekur në furrë me vezë të rrahura”. Postimi nuk ka mbetur pa komente.“Po si ka mundësi që nuk shëndoshet ai burri jot, aman, si çibuk”, shkruhet në një koment, ndërsa merr një përgjigje nga një tjetër komentuese “hahaha, si Koçi, tamam sikur ka gëlltitur okllainë”.
Postime te ngjashme
Add A Comment

