Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bashkëshortja e Gerti Bogdanit shkruan për humbjen e të shoqit: S’kam patur force as ne duar e as ne zemer…

12:07 / October 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1726676381xgerti bogdani edlira cepani 503
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar pas humbjes së bashkëshortit të saj, ish-deputeti demokrat, Gert Bogdani.

Ajo shkruan se i ndjeri e ka përmbushur mision që kishte, pasi mirësia e tij i bashkoi të gjithë.

“Shpresoja të kishte arritur me shenja jete në spital”, deputetja Spahiu tregon momentin kur mësoi lajmin për Gerti Bogdanin: Fatale mbyllja në tualet
Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Çepani falenderon çdokënd që i ka dhënë mbështetje dhe dashuri në këto ditë të vështira për të.

Reagimi i plotë:

Kam nisur qindra here te shkruaj dy fjale… por s’kam patur force as ne duar e as ne zemer…

Prej kaq shume ditesh, kam ne zemer nje fjale qe dua t’ua them te gjitheve – FALEMINDERIT per mbeshtetjen e pakufijte ne keto kohe te veshtira per familjen tone!
Faleminderit per mijera perqafimet me te cilat na shprehet mbeshtetjen dhe respektin per Gertin, gjate homazheve te pafundme ne Parlamentin Shqiptar. Faleminderit te gjithe miqve, kolegeve, qytetareve e mbeshtetesve qe erdhet ne kohe rekord nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shume vende te botes, per te na mbeshtetur ne diten tone me te veshtire. Faleminderit qe pritet me ore te tera ne rradhet e gjata te homazheve per ta respektuar Gertin tone e per t’i dhene lamtumiren e fundit.

Faleminderit nga zemra te gjithe kolegeve nga institucionet ne Shqiperi, Kosove, Belgjike e Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nderimet me 1 minute heshtje ne mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe per telegramet zyrtare per nderimin e tij.
Faleminderit te gjithe miqve te mediave per emisionet, fjalet e transmetimet maratone.

Faleminderit te gjitheve per dhjetera mijera mesazhet (te cilave premtoj se do u kthej pergjigje te gjithave, pak nga pak) permes se cilave ndate pak nga dhimbja jone dhe na perçuat histori te vogla te jetes se Gertit ne menyren si e kishit njohur. Sa me shume njerez takojme keto dite, aq me shume kuptojme se sa shume njerez ka impaktuar ne jeten e tij tejet te shkurter, por te mbushur me dashuri per njerezit e me modesti per gjithçka bente.

Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!

Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne dhe atehere kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote i bashkoi njerezit!

Gerti Bogdani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.