Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bashkia Bulqizë hap sezonin turistik/ Panair për promovimin e vlerave tradicionale të zonës

20:57 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bulqiza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Bulqizë ka hapur sot sezonin turistik me aktivitetin promovues “Bulqiza përmes kulinarisë dhe vlerave kulturore tradicionale”, i cili ka për synim promovimin dhe zhvillimin e turizmit në zonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë të gjitha shkollat e Bashkisë Bulqizë, ku secila prezantoi vlerat turistike të njësisë që përfaqëson.

Kulinaria me gatimet tradicionale, vlerat artistike me objekte tradicionale si dhe kultura me kostumet popullore dhe këngë e valle, u prezantuan në formën e një panairi ku të pranishmit shijuan nga afër produktet dhe u njohën më mirë me pasuritë e paçmuara të rrethit.

2 21

Bashkia Bulqizë i ka dhënë një vëmendje të veçantë turizmit, duke ofruar më shumë mundësi për turistët që do ta vizitojnë atë gjatë këtij sezoni. Infrastruktura, në të cilën është investuar më shumë, identifikimi i monumenteve kulturore dhe zonave të mbrojtura i kanë dhënë një pozicion më të fortë turizmit në Bulqizë.

Ky aktivitet u hap me fjalën e drejtoreshës së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Komunikimit dhe IT pranë Bashkisë Ledjana Gjoka, e cila falenderoi shkollat pjesëmarrëse dhe zyrën arsimore vendore për bashkëpunimin, dhe u shpreh se turizmi do të vazhdojë të promovohet dhe të dëshmojë vlerat dhe faktin që në zonë nuk ka vetëm krom.

I pranishëm në aktivitetin e hapjes së sezonit turistik ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Lefter Alla, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi të pranishmit dhe shkollat pjesëmarrëse në këtë prezantim kaq të rëndësishëm për turizmin dhe të vlerat kulturore të Bulqizës. Ai tha së turizmi do të vazhdojë të ketë mbështetje dhe vëmendje.

1 40

Nën atmosferën e mrekullueshme të krijuar në qendër të qytetit të pranishmit mundën të provonin nga gatimet tradicionale të prezantuara në këtë panair.

bulqize sezoni Turistik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.