Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bashkia Durrës nis punimet për ujësjellësin e ri në Katund i Ri, Sako: Mbajtëm premtimin

15:06 / November 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valbona sako bashkia durres 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Durrës nis punimet për ujësjellësin e ri në Katund i Ri, Sako: Mbajtëm premtimin

Qindra familje të njësisë administrative Katund i Ri, në të cilën përfshihen fshatrat: Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Sektori Rinia, Mamëz dhe lagjja mirditore në Durrës kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.  Bashkia po vijon me ritme të shpejta punën për një prej projekteve më madhore, një kërkesë kjo e vazhdueshme prej mëse 30 vitesh e banorëve të zonës. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako e cila ka postuar në Facebook edhe fotot nga kantieri i ri i ndërtimit ku po punohet për ta vënë sa më parë në punë.  

“Premtuam që do fillojmë ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe e mbajtëm fjalën. Ky është një projekt jetik për qindra familje të kësaj zone e cili u jep zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë, një problem i trashëguar në mbi 30 vite. Bashkë me miqtë tanë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) po punojmë që pas ndërtimit edhe të rrjetit kryesor dhe atij shpërndarës, të bëjmë lidhjen me matësa. Po investojmë çdo ditë, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve tanë. Ne mbajmë premtimet tona”, shkruan Sako.

Kjo zonë do të furnizohet me ujë nga burimi i Fushë Kuqes.  Projekti për zonën e njësisë administrative Katund i Ri parashikon edhe ndërtimin e 59 km rrjet kryesor dhe 55.7 km rrjet shpërndarës. Në përfundim të këtij investimi do të bëhet furnizimi i zonës me ujë 24 orë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.