Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë dhuratë nga Skocia një zjarrfikëse e cila do t’i shtohet automjeteve që PMNZSH ka në dispozicion.
Zjarrfikësja është mundësuar nga ish-futbollisti i njohur i njohur i kombëtares shqiptare Rudi Vata.
Krahas automjetit që shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ekipit të zjarrfikëses në Malësinë e Madhe do t’i dhurohet edhe e gjithë baza materiale e nevojshme.