Bashkia Mat falenderon të gjitha shoqatat, bizneset dhe individë, për bashkëpunimin, kontributin, ndihmën dhe dhurimin e pakove ushqimore në këtë situatë të pazakontë, pensionistëve, familjeve në nevojë dhe familjeve ekstremisht të varfra të Bashkisë Mat.
Teksa liston bizneset, por edhe organizatat e shumta që iu përgjigjën menjëherë thirrjes për solidarizim të kryebashkiakut Agron Malaj, Bashkia e Matit siguron se askush nuk do të jetë vetëm në këto ditë të vështira si pasojë e COVID-19.
Postimi i plotë:
Bashkia Mat
falenderon të gjitha shoqatat, bizneset dhe individë, për bashkëpunimin,
kontributin, ndihmën dhe dhurimin e pakove ushqimore në këtë situatë të
pazakontë, pensionistëve, familjeve në nevojë dhe familjeve ekstremisht të
varfra të Bashkisë Mat.
Falenderojmë:
1. Kishën “Vëllazëria Ungjillore” e Shqipërisë- 4 ton ushqime.
2. Rezervat materiale të Shtetit- 160 pako ushqimore + 4 ton miell.
3. “Kurum”- 200 pako ushqimore
4. “Big Market” Burrel- 100 pako ushqimore.
5. Kryqi i Kuq Mat- 70 pako ushqimore.
6. Kisha “Rreze Drite”- 50 pako ushqimore.
7. Kisha e Suçit dhe motrat Dorotea- 50 pako ushqimore.
8. Lufturi Cani- 40 pako ushqimore + 1 ton miell.
9. “SEKA Hydropoëer”- 40 pako ushqimore.
10. Biznese të ndryshme vendase- 30 pako ushqimore.
11. Kisha Luteriane % Moraviane Burrel- 20 pako ushqimore.
12. “Fortuna” Mat shpk.- 10 pako ushqimore.
13. Andis Bukaçi- 16 pako me fruta & Perime
Pakot ushqimore janë marë nga data 02. 03. 2020 dhe deri tani. Shërbimi dhe dërgimi i tyre, nevojave për medikamente dhe asistencat janë transportuar në çdo banesë nga specialistët e shërbimit social të Bashkisë Mat dhe grupet vullnetare, nëpërmjet mjeteve të Bashkisë.
Shpërndarja e pakove është bërë sipas listave bazuar në VKM nr. 236, datë: 19. 03. 2020.
Presim akoma bashkëpunime dhe kontribute nga Shoqata dhe Individë të tjerë për ardhjen në ndihmë këtyre familjeve në këtë situatë emergjence. Askush nuk është vetëm! / tirananews.al



