Një lajm i mirë për të gjithë ato familje që kanë regjistruar fëmijët e tyre në arsimin parauniversitar në Mat. Bashkia e këtij qyteti njofton të gjithë qytetarët e Bashkisë Mat, të cilët kanë regjistruar fëmijët e tyre në arsimin parauniversitar, përkatësisht në shkollat e mesme profesionale publike, viti i parë, që ka filluar aplikimi për përfitimin e bursës pranë Bashkisë Mat, për vitin shkollor 2022- 2023.
Dokumentacini që do paraqitet pranë Bashkisë si dhe afati i aplikimit për bursë janë paraqitur si më poshtë:
- Kërkesë nga kryefamiljari drejtuar Këshillit Bashkiak.( Te zyra me një ndalesë).
- Certifikatë familjare. (E- Albania).
- Vërtetim banimi. (Te zyra me një ndalesë, sipas Njësisë Administrative të vendbanimit)
- Vërtetim për çdo pjesëtar në familje 18 vjeçare e sipër nëse ushtron aktivitet tregtar apo jo, në territorin e Bashkisë Mat.(Në sektorin e Taksave dhe Tarifave Vendore).
- Vërtetim për çdo pjestar të familjes në moshën 18-vjeçare e sipër si i punësuar ose jo në sektorin shtetëror apo privat. Për personin që merr asistencë të shënohet masa e asistencës.
- Vërtetim për pjestarët e familjes që marrin pension. Ndërsa për ata që nuk marrin pension dhe janë në moshë pensioni të meret vërtetim negativ. (Te sigurimet Shoqërore).
- Vërtetim për trajtim ose jo të familjes me ndihmë ekonomike, lloji dhe masa e ndihmës. (Sektori i Ndimës Ekonomike, sipas Njësisë Administrative të vendbanimit).
- Vërtetim nga shkolla për regjistrimin e nxënësit.
- Vërtetim notash ose fotokopje e dëftesës nëse është nxënës ekselent me notë mesatare 9 (nëntë).
SHËNIM: Të gjitha dokumentat e mësipërme duhet t’i përkasin periudhës Shtator- Tetor- Nëntor 2022. Afati i dorëzimit është data 30.11.2022, dhe do të dorëzohen në Zyrën me një ndalesë (One Stop Shop), Bashkia Mat.
