Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka nisur punën për ndërtimin e vend-depozitimit të mbetjeve urbane.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkaku i Matit, Agron Malaj. Teksa ka postuar foto nga punimet intensive që po kryhen për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar, Malaj shkruan: “Ky vend-depozitim po ndërtohet në afërsi të vend -depozitimit aktual të mbetjeve urbane. Pas këtij investimi do të shmanget ndotja e ambjentit dhe do të marrë zgjidhje një prej problematikave të mëdha për qytetin tonë”.
