Bashkitë Shkodër dhe Lezhë kanë treguar bilancin e fundit të situatës në terren, ku në territorin e qarkut Lezhë gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje. Edhe Bashkia Shkodër ka bërë bilancin e orëve të fundit, ku ka një përmirësim të situatës në krahasim me një ditë më parë. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1435 Ha ndërsa ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, është jashtë funksionit. Sipas njoftimit, janë 16 familje të evakuuara ndërsa 1 banesë nën ujë.
Situata në bashkinë Shkodër
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m). Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha. Nj.A. Ana e Malit-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë. Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
Nj.A Dajç-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Nj.A.Velipojë-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças. Nj. A. Guri i Zi-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush. Familje të evakuara aktualisht: Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative. Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona). Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 përsona) 43 persona jane te akomoduar ne konvikte. 1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.
Situata në qarkun Lezhë
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.
Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike.
Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.