Bashkia Shkodër ka shtuar sot masat kundër përhapjes së COVID-19, pasi ka dhënë urdhër që jë treg të mbyllet, e një tjetër të funksionojnë me gjysmë kapaciteti. Në një vendim të firmosur sot nga kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ku kërkohen nga qytetarët që të marrin masa shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara.
Po ashtu bëhet me dije se në tregun pranë Merkatës së Rusit, se duke filluar që nesër “tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek”.
