Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bashkimi Europian ul parashikimin e rritjes ekonomike: Inflacioni “shpërthen”!

22:52 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian do të ulë sërish parashikimin e rritjes ekonomike të bllokut për këtë vit, ndërsa inflacioni pritet të marrë hov sërish. Megjithatë, Brukseli insiston se ende nuk ka shenja që të nënkuptojnë afrimin e një recesioni.

Valdis Dombrovskis, zv/kryetar i Komisionit Europian: Shohim që rritja ekonomike po dëshmohet mjaft rezistente këtë vit. Mund të pritet një rishikim në rënie, aq më tepër për vitin e ardhshëm, ndërsa inflacioni, për fat të keq, vazhdojë të befasojë në rritje. Duhet rishikuar sërish.

Çmimet e konsumit në Eurozonë, që përbëhet nga ekonomitë e Bashkimit Europian si Franca dhe Gjermania, e nisën rritjen me 5% që në muajin dhjetor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe nuk e ndalën më hovin.

Fillimisht, në këtë fenomen kontribuan çmimet e energjisë, e më pas, edhe ato të ushqimeve. Kjo situatë shtoi presionin ndaj Bankës Qendrore Europiane për të vepruar ndaj inflacionit që t’i mbante normat e interesit jashtëzakonisht të ulëta për të stimuluar një rimëkëmbje ekonomike.

Megjithatë, inflacioni nuk ishte problem vetëm i BE-së. Edhe në Shtetet e Bashkuara, çmimet e konsumit janë rritur këto kohë me ritmin më të shpejtë në 39 vjet; me inflacionin më të lartë prej vitesh të tëra janë përballur nga ana tjetër edhe vende si Britania, Turqia e Brazili.

BE inflacioni rritja ekonimike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.