Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Bashkimi i rremë, pse e dëmton më shumë opozitën!

21:00 / November 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Pata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Prej një viti tashmë, qoftë PD e Sali Berishës, qoftë opozita e re, tentuan me të gjitha mënyrat që të provokojnë një krizë qeverie, duke përfituar nga disa faktorë të jashtëm, të cilët janë shumë të fuqishëm.

Me gjithë ndihmën e këtyre faktorëve laramanë që vinin nga Perëndimi dhe Lindja, duket se deri tani situate ka sjellë disa cifla mazhorance të dalë nga masa e madhe politike që doli nga zgjedhjet e 11 majit 2025.

E si i thonë fjalës më mirë pak se asgjë, e gjithë opozita, po vjen në një situatë më të galvanizuar për zgjedhjet e 9 majit 2027, edhe pse nuk shkuan në konsultimet me Presidentin për datën, me logjikën e qëndrestarit.

Situata është e tillë; mjedisi opozitar është goxha i galvanisuar si pasojë edhe aktivizmit të protestave të gjata. Kryesisht pjesa më active e tyre, ndaj janë gati për një betejë elektorale.

Por pyetja që shtrohet se a mjafton ky mjedis, i cili nuk është aq i madh për të mobilizuar edhe pjesën tjetër të elektoratit për të rritur konsensusin.

Pikërisht këtu është e gjithë çështja, ndaj vlen fushata elektorale. Mënyra e fushatës, prezantimi në public, kandidati dhe idetë politike janë mjete që thithen nga njerëzit, së paku ai që quhet elektorati gri.

Gjë që nuk do të jetë e lehtë, pasi djegia e Tiranës do të jetë pjesë dhe kryq i rëndë për protagonistët e opozitës që nuk u distancua nga ajo që ndodhi.

Megjithatë, ka një debat që po zhvillohet në lidhje me tezën e një bashkimi të opozitës në një kandidat të përbashkët.

Një Bashkim i tillë, nuk është gjë tjetër veçse një Bashkim i rremë, i cili mund të shkërmoqet nga momenti në moment, siç ndodhi me rastin e koalicionit ndërmjet Nismës Thurje dhe partisë së Adriatik Lapajt, që gati sa s’i hyn në dru njëri tjetrit.

Ndërkohë dhuna verbale ndërmjet Lapajt dhe Gazment Bardhit në studion e Fevziut, është dëshmi e një mjedisi acid të fortë në këtë pjesë politike.

Ndaj, logjika më normale do të ishte që qoftë PD, qoftë opozita tjetër të ketë kandidatët e saj, t’i ketë seriozë dhe të përgatitur për të kërkuar votat e elektoratit të tyre në fillim dhe më pas pjesës tjetër.

Nëse, qoftë në Tiranë, qoftë në bashkitë e tjera, e gjitha kjo opozitë merr votat e saj dhe hyn me forcat e saj në këshillat bashkiakë, si dhe ka votat për kandidatët, kjo është rruga më e mirë politike për të shtruar rrugën e një alternative.

Të një procesi politik, i cili siç dihet nuk është një shock terapy, siç tentuan ta kryejnë, por një maratonë e plotë politike për të ndërtuar diçka. Secila në pjesën e vet, e kështu të jenë të gatshëm për betejën e radhës të 2029, e cila gjithashtu do të ketë kontekstin dhe veçantitë e saj. Ndërkohë kandidatët që janë stërvitur në zgjedhjet locale, edhe mos fitofshin janë gati për garën e deputetëve. Rrugët e shkurtëra siç ndodhi me muajt e javët e fundit, krijojnë gjithashtu pasoja traumatike, jo politike.

bashkimi demton opoziten rreme shume
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Pesha e teorisë drithëruese të pushtetit të përgjakur

20:41 / November 19, 2026

Kandidatët janë gati dhe alternativat duhen

12:48 / November 19, 2026

Arsyet e rikthimit të parë të PD për buxhetin

20:40 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.