Punonjësit e transportit publik të Athinës të martën e 14 tetorit do të zhvillojnë një grevë 24-orëshe. Greva do të mbahet lidhur me projektligjin e të ri të Ministrisë së Punës. Kjo grevë do të zhvillohet pas thirrjes nga Qendra e Sindikatave të Athinës, EKA dhe Federata Panhelenike e Punonjësve të Hekurudhave.
Hellenic Train pritet të njoftojë në ditët në vijim se cilat shërbime treni dhe hekurudhore periferike do të anulohen. Disa shërbime mund të operojnë me personel të kufizuar sigurie.
Sindikatat e punëtorëve të Transportit Hekurudhor Urban, STASY njoftuan se linjat e Metrosë (Linjat 2 dhe 3), Linja 1 (ISAP) dhe Tramvajit do të funksionojnë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 për të lehtësuar pjesëmarrjen në një tubim të planifikuar për në orën 11:00 të mëngjesit në Sheshin Syntagma.
Njoftimet nga sindikatat e punonjësve të autobusëve dhe tramvajit në lidhje me përfshirjen e tyre në grevë janë ende në pritje.
