TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Biden thirrje Kongresit: Votoni financimin e Ukrainës ose jepini “dhuratën” Putinit 

20:50 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023

Gazetari zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis

20:30 / December 6, 2023

Vuani nga dhimbja e kyçeve? Ja si ndikon i ftohti

20:20 / December 6, 2023

22-vjeçari i largohet policisë me Lamborghini, por mjeti përfshihet nga flakët, ndërron jetë e reja që e shoqëronte (Video)

20:10 / December 6, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajmet e Fundit

Basketbolli “zhduk” kufijtë, Shqipëri-Kosovë bëhen bashkë

12:31 / September 9, 20202 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nuk arritën të bëhen bashkë në futboll, të krijonin një Ligë të përbashkët, por Shqipëria dhe Kosova më në fund mund të unifikohen në parketin e basketbollit. Pas shumë përpjekjeve, më në fund dy trojet shqiptare ia kanë dalë të krijojnë një Ligë të përbashkët në basketboll, “Liga Unike”, ku do të marrin pjesë katër ekipet më të mira nga të dy shtetet.

Zyrtarisht kjo Ligë do të marrë jetë këtë të enjte ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama i cili do të zbuloj dhe logon e kësaj lige:

Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE.

Pas një pune të gjatë dhe intensive mes dy federatave, më në fund po jetësohet ëndrra për zhvillimin e veprimtarive basketbollistike të trevave shqiptare.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Liga Unike pritet të fillojë së shpejti, gjatë këtij edicioni sportiv, dhe parashikohet të jetë shumë interesante, duke zgjuar interesimin e tifozëve shqiptarë, kurse në parket pritet të ketë shumë rivalitet mes skuadrave që do të përfshihen në këtë kompeticion.

Po ashtu të enjten Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues, e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE.

Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar ligën UNIKE.

Ky projekt është përkrahur nga komuniteti i basktebollit në Shqipëri dhe Kosovë, duke e konsideruar atë si një event të shumëpritur dhe gjithashtu është përkrahur edhe nga FIBA Evropa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Lojtarët e Skënderbeut zihen kush do gjuajë penalltinë!

17:05 / December 6, 2023

De Biasi: Shqipëria do befasojë në ”Euro 2024”

13:37 / December 6, 2023

Java e 16-të e Superiores, ja kur luhen ndeshjet

13:16 / December 6, 2023

”Shtëpia” në Gjermani, ekipi kuqezi do stërvitet në kompleksin ku qëndroi Brazili e Real Madrid

12:14 / December 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023

Sali Berisha gënjeu ministrin e Jashtëm të Italisë Antonio Tajanit, çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët!

19:50 / December 6, 2023

“Zoti e vendos fatin e secilit”, historia e sëmundjes që Naim Murseli përdori për t’u afruar me ish-presidentin Pacollin

19:40 / December 6, 2023

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe. Femrat janë më të mençura

19:24 / December 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Biden thirrje Kongresit: Votoni financimin e Ukrainës ose jepini “dhuratën” Putinit 

20:50 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023

Gazetari zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis

20:30 / December 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.