Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bastet sportive përplasin Erion Braçen dhe Fidel Yllin: Ekonominë e tyre e ka në dorë krimi i organizuar

12:08 / August 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 630747be0848c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe është kundër rikthimit të basteve sportive. Ai merr shembullin e Luiza Gegës duke thënë se nuk u shpall kampione e Evropës prej parave të basteve, por prej mundit e sakrificës së derdhur përditë. Reagimi i Braçes vjen menjëherë pas propozimit të bërë nga Fidel Yllli, kreu i Komitetit Olimpik i cili menjëherë pas fitores së Luiza Gegës kërkoi rihapjen e basteve, të mbyllura që në 2018.

Deputeti socialist i thotë se po bëhet banale që pas çdo suksesi apo dështimi sportiv, rriten tonet për të ligjëruar bastet. “Luiza Gegën nuk e bënë kampione të Evropës bastet, paratë e basteve apo ekonomia kriminale e basteve! E bëri puna e mundi e sakrifica, lotët dhe djersa e derdhur ditë për ditë. Stadiumin e parë, të dytë, të tretë apo të katërt, nuk i bënë bastet, paratë e basteve apo ekonomia e basteve! E bënë paratë e tatimeve, taksave brenda një ekonomie buxhetore që administron qeveria e Shqipërisë. Doja ta theksoja këtë, sepse po bëhet banale që pas çdo suksesi sportiv apo dështimi po të tille, rriten tonet për të ligjëruar përsëri bastet!”, tha Braçe. Ndër të tjera shton se bastet kontrollohen ndaj krimi i organizuar, ndaj e kundërshton fort rikthimin e tyre. “Bastet, legalizimet nga e zeza në të cilën janë nuk janë zgjidhje. Bastet, ekonominë e tyre e kishte në dorë krimi i organizuar kur ne i mbyllëm, e ka sot në të zezë krimi i organizuar, do ta ketë nesër pa diskutim po prapë krimi i organizuar. A e dini pse? Se nuk ka luftë kundër ekonomisë kriminale të basteve”, tha ai.

Sa i përket aksioneve të policisë për goditjen ndaj basteve sportive ilegale, thotë se bëhen për sy e faqe pasi synimi duhet të jetë sulmi ndaj organizatave kriminale. Gjithashtu bie dakord që sporti ka nevojë për të ardhura por sugjeron që të bëhet me ekonomi sporti nga njerëz që duan të investojnë në këtë fushë. “Ato aksionet e policisë nëpër bastore ilegale lart e poshtë apo në klube që mbajnë baste janë luftë pa mend, janë kot, janë sa për sy e faqe. Duhen sulmuar organizatat kriminale që mbajnë bastet në zemër të tyre. Një herë e ka bërë policia këtë kur i vajti në zemër nj organizate kriminale, i arrestoi të gjithë pavarësisht se drejtësia e korruptuar i liroi po të gjithë. Kjo është lufta që duhet bërë. Është themelore kjo gjë. Pa diskutim që sporti ka nevojë për para. Ato para duhen administruar brenda një ekonomie të sportit, përtej buxhetit, edhe si incentiva fiskale për njerëz që duan të investojnë në sport. Këto duhen bërë, jo ekonomia e ndërtuar me paratë kriminale të organizatave kriminale që mbajnë bastet në këtë vend”, përfundoi Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.