Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basti i Xi Jingping: Të konsolidojë pushtetin e tij dhe shmangë katastrofën

16:20 / June 25, 20217 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xi Jingping
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Jude Blanchette, Foreign Affairs

Xi Jinping është një njeri që ka një mision. Pasi u ngjit në pushtet në fund të vitit 2012, ai veproi me shpejtësi për të konsoliduar autoritetin e tij politik, duke spastruar Partinë Komuniste Kineze (PKK) nga korrupsioni i shfrenuar, duke mënjanuar armiqtë e tij,duke nënshtruar kompanitë e teknologjisë dhe konglomeratet financiare, duke shkatërruar disidencën e brendshme, dhe duke zgjeruar me forcë ndikimin e Kinës në skenën ndërkombëtare.

Në emër të mbrojtjes së “interesave thelbësore” të Kinës, Xi ka zgjedhur më shumë të përplasjet me fqinjët e tij dhe të armiqësohet me vendet e tjera, sidomos me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa paraardhësit e tij besonin se Kina duhet të vazhdonte të priste kohën e saj, duke u fokusuar tek rritja e shpejtë ekonomike dhe zgjerimi gradual i ndikimit të Kinës përmes rendit ekzistues global, Xi është i paduruar me statuskuonë, dhe është më i prirur të ndërmarrë veprime të rrezikshme.

Po pse po nxiton kaq shumë? Shumica e analistë janë të ndarë midis dy hipotezat diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën. Sipas së parës,Xi po drejton një gamë të gjerë nismash politike që synojnë ribërjen e rendit global sipas kushteve më të favorshme për PKK-në.

Pikëpamja tjetër pretendon se presidenti kinez është mbikëqyrësi i shqetësuar i një sistemi politik kërcënues dhe të vjetruar leninist, që po përpiqet me çdo mjet që të ruajë pushtetin e tij.  Të dyja hipotezat përmbajnë elemente të së vërtetës, por asnjëra nuk shpjegon në mënyrë të kënaqshme burimin e ndjenjës së emergjencës që po shfaq Xi vitet e fundit. Një shpjegim më i saktë, është se llogaritjet e Xi nuk diktohen nga aspiratat apo frikërat e tij, por nga afati i tij kohor.

E thënë thjesht, Xi e ka konsoliduar kaq shumë pushtetin personal, dhe e ka prishur statuskuonë me një forcë të tillë, pasi ai beson se Kina ka 10-15 vjet kohë për të përfituar nga një sërë transformimesh të rëndësishme teknologjike dhe gjeopolitike, të cilat gjithashtu do ta ndihmojnë atë në sfida te brendshme më të rëndësishme.

Xi Jingping po sheh me vëmendje ndryshimet demografike, një ngadalësim ekonomik strukturor, përparimet e shpejta në teknologjitë dixhitale, dhe një zhvendosje të perceptuar në ekuilibrin global të fuqisë larg Shteteve të Bashkuara,ndaj po kërkon të ndërmarrë disa veprime të menjëhershme.

Nëse Xi do të ketë sukses, Kina do të pozicionohet si një arkitekte e një epoke në zhvillim të multipolaritetit, ekonomia e saj do t’i shpëtojë të ashtuquajturit“kurthi i të ardhurave të mesme”, dhe aftësitë teknologjike të sektorit të saj ushtarak dhe atij të prodhimit do të arrijnë të rivalizojnë ato të vendeve më të zhvilluara.

Megjithatë ambicia dhe arritja e objektivave nuk është e njëjta gjë, dhe presidenti kinez e ka vendosur Kinën në një trajektore të rrezikshme, e cila kërcënon arritjet e paraardhësve të saj të siguruar në epokën pas Maos. Besimi i tij se PKK duhet të drejtojë ekonominë, dhe se Pekini duhet ta frenojë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat, do ta kufizojë rritjen e ardhshme ekonomike të vendit.

Kërkesa e tij që kuadrot e partisë t’i përmbahen ortodoksisë ideologjike, dhe të tregojnë besnikëri personale ndaj tij, do ta dëmtojë ndjeshëm fleksibilitetin dhe aftësinë e sistemit të qeverisjes. Theksi i tij tek përkufizimi i gjerë të sigurisë kombëtare, do ta bëjë vendin më të izoluar dhe paranojak.

Përhapja prej tij e nacionalizmit të “Ujkut luftëtar”, do të prodhojë me siguri një Kinë më agresive dhe të izoluar. Së fundmi, pozicioni gjithnjë e më i veçantë i Xi brenda sistemit politik të Kinës, do të parandalojë alternativat e politikave dhe korrigjimet e kurseve të gabuara.

Xi beson se ai mund ta modelojë të ardhmen e Kinës ashtu siç bënë perandorët e dikurshëm. Ai e ngatërron arrogancën e tij me vetëbesimin, por askush nuk guxon t’ia thotë. Në një mjedis në të cilin një udhëheqës i plotfuqishëm pëlqen vetëm gjërat që thotë vetë,mosdëgjimi i të vërtetave të pakëndshme është një recetë që çon drejt katastrofës, dhe historia moderne e Kinës e ka ilustruar shumë mirë këtë gjë.

Shumë vëzhgues të jashtëm, përfshirë edhe mua, në fillim besuan se paaftësia e PKK për të frenuar përhapjen e Covid-19 nxori në pah dobësitë e sistemit të Kinës. Por në verën e vitit të kaluar, Xi ishte në gjendje të mburrej me virtytet e kontrollit të centralizuar në kontrollimin e përhapjes së brendshme të pandemisë.

Larg minimit të autoritetit të tij politik, qasja e grushtit të hekurt e Pekinit për ta luftuar virusin, tani është tani një element i krenarisë kombëtare. Nxitimi i Xi, u nxit edhe nga një konvergjencë e ndryshimeve gjeopolitike, demografike, ekonomike, mjedisore dhe teknologjike.

Rreziqet që paraqesin këto të fundit janë shqetësuese, por jo ende ekzistenciale. Pekini ka ende kohë për t’i adresuar ato përpara sesa të bëhen fatale. Dhe përfitimet e mundshme që ofrojnë janë të konsiderueshme. Ndryshimi i parë i madh është vlerësimi i Pekinit se fuqia dhe ndikimi i Perëndimit kanë hyrë në një fazë të rënies së përshpejtuar.

Për pasojë ka nisur një epokë e re e multipolaritetit, të cilën Kina mund ta modelojë sipas interesave të saj. Kjo pikëpamje u përhap kur luftërat e SHBA-së në Afganistan dhe Irak dështuan të arrinin objektivat e tyre, dhe u forcuan pas krizës financiare të vitit 2008.

Në vitin 2016, vota pro daljes së Britanisë nga BE dhe zgjedhja e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara, forcuan pikëpamjen se SHBA dhe Perëndimi në përgjithësi, ishte në rënie. Në këto kushte Kina mund të zgjidhte “durimin strategjik”, duke pritur zbehjen e fuqisë së SHBA-së.

Por mundësia e një ripërtëritje të kësaj të fundit, sidomos me ardhjen e Joe Biden në krye, dhe shqetësimet për vdekjen e Xi që do të jetë 82 vjeç në vitin 2035, bëri që Pekini të mos dëshirojë të presë dhe shohë sesa do të zgjasë kjo fazë e rënies së Perëndimit.

Sfida e dytë e rëndësishme me të cilën përballet Xi, është përkeqësimi i perspektivës demografike dhe ekonomike të Kinës. Kur mori detyrën, popullsia e Kinës ishte në të njëjtën kohë duke u plakur dhe duke u tkurrur, dhe vendi po përballej me një rritje të menjëhershme të pensionistëve, gjë që do të shtojë presionin mbi sistemet relativisht të dobëta të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve relativisht që ka vendi.

Akademia Kineze e Shkencave Sociale, parashikon që popullsia e Kinës të arrijë kulmin në vitin 2029, dhe një studim i fundit në “The Lancet” parashikon që ajo të tkurret me gati 50 për qind deri në fund të këtij shekulli.

Xi shpreson që teknologjitë e reja të mund ta ndihmojnë PKK-në të kapërcejë, ose të paktën të anashkalojë, gati të gjitha sfidat e brendshme të vendit. Por teknologjitë e reja shërbejnë edhe për qëllime të tjera. Kamerat e njohjes së fytyrës dhe inteligjenca artificiale, u ofrojnë organeve të sigurisë mënyra të reja për të mbikëqyrur qytetarët dhe për të shtypur zërat kundërshtarë.

Mao Zedong dhe Deng Xiaoping treguan një durim strategjik në mbrojtjen e interesave të Kinës në skenën globale. Të dy udhëheqësit e kuptonin brishtësinë relative të Kinës. Xi nuk ndan pikëpamjen e tyre dhe as besimin e tyre tek zgjidhjet afatgjata.

Kjo ka ngjallur shqetësime se Xi do të përpiqet që ta marrë Tajvanin me forcë deri në vitin 2027, që përkon me 100-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit. Gjithsesi, duket e dyshimtë që ai do të dojë të shkaktojë një konflikt të mundshëm ushtarak me Shtetet e Bashkuara vetëm 110 milje nga vija bregdetare e Kinës. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

*Marrë me shkurtime

Shënim: Jude Blanchette, është drejtuese e Studimeve Kineze në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.