Analisti Baton Haxhiu tha se Partia Demokratike ka humbur shumë elektorat. Po ashtu ai analizoi dhe rënien e votave në zgjedhjet e fundit duke thënë se ka ndikuar dhe ikja e Berishës nga drejtimi i partisë.
“Fenomenet që kanë dëmtuar partinë Demokratike është LSI dhe Partia Republikane. Këto janë parti pa bazë ideologjike dhe pa frymë. LSI dhe PR kanë gërryer elektoratin PD, duke punësuar njerëz.
Rënia në 2013 dhe në 2017 erdhi nga pakënaqësia e PD për LSI, pasi të mirat e pushtetit i mori LSI dhe betejën e zhvilloi PD. Po ashtu një nga problemet e PD është dhe largimi i liderit historik dhe gati emërimin e Bashës në krye të PD”, tha Haxhiu për Opinion.