Gazetari Baton Haxhiu, ka vlerësuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ndërsa e cilësoi “shembull të një lideri opozitar”.
i ftuar në emisionin “Opinon”, Haxhiu u shpreh se Basha është një lider i cili ka ambicie korrekte politike, që dha një mesazh interesant.
“Më bëri përshtypje tek Basha. Një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, një njeri që dha shembull të një lideri opozitar, se si ndërtohet diskursi i të ardhmes. Shikojeni se si e përfundoi intervistën, në mënyrë jashtëzakonisht korrekte, një ndër të rralla gjëra, që nuk është gjuhë për votuesit. Ai tha, shqiptarëve do t’ju premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale, jo gjëra të cilat nuk mund t’i realizoj. Një lider i cili ka ambicie korrekte politike dha një mesazh jashtëzakonisht interesant. Kjo më bëri shpresëdhënës“, tha gazetari
