Analisti Baton Haxhiu ka komentuar mundësitë që kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti të krijojë një koalicion qeverisës.
“Albin Kurti e ka vetëm një rrugë, vetëm LDK për arsye se ai duhet të ketë 60 vota shqiptare që të mos varet nga lista serbe. Për 60 vota shqiptare mundësitë për një gjë tjetër janë të kufizuara. Kadri Veseli ka thënë se do të dalë në opozitë, atëherë e vetmja rrugë dhe e vetmja marrëveshje është LDK”, tha Baton Haxhiu.
