Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë mëngjes Vermoshin në Malësinë e Madhe ku dhe ka prezantuar projektet për zhvillimin e zonës.
Gjatë takimeve, pronari i një bujtine i tha se ishte kryeministri më i famshëm dhe nuk ka vonuar as përgjigja e Ramës.
Biznesmeni: Është një zhvillim i madh që na dhe. Është një gjë që ne e kemi prit dhe më në fund e realizove. Jeni ndër kryeministrat më të famshëm mund të them.
Rama: Më i gjati jam po më i famshmi s’them.
Biznesmeni: Edhe më i besueshmi.
