Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Batutat e Ramës me qytetarin: Këta demokratët e Shijakut i dua shumë…

16:16 / December 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama qytetari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë asnë familje në çadër në bashkinë e Shijakut, ka premtuar kryeministri Edi Rama.

Ai e bëri këtë deklaratë teksa i dorëzoi çelësat e shtëpive të reja disa familjeve të prekura nga tërmeti i një viti më parë.

Siç edhe Rama u shpreh, kësaj here ai ishte në banesën e një familje demokrate, me të cilët nuk i ka kursyer batutat. Rama iu bëri kritikë për lyerjen e banesës specialistëve, “se këta janë demokratë këta, si t’ja vesh ashtu e mbajnë”.

Rama: Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë cik drita të kthjellohesh icik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë.

Qytetari: Ujë të ftohtë…

Rama: Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoshe ë?

Qytetari: Në botë…

Rama: Si i bëhet tani?

Ndërsa i dorëzoi celësat një gruaje të moshuar, Rama mori dhe një “dhuratë” prej saj.

“Faleminderit se këtë lule e kemi dhe të partisë sonë”, i tha Rama, ndërsa e moshuara ia ktheu “po pranej e kam mor”.

“Me këmbën e djathtën të lutem, këmba e djathtë zemra e majtë”, i sugjeroi kryeministri gruas kur futej për herë të parë në banesën e re.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.