Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë

19:37 / April 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bayer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampioni i Bundesligës për sezonin 2023-24 edhe pse duhen pesë ndeshje deri në fundin e sezonit në elitën e futbollit gjerman. Pas 120 viteve nga krijimi i klubit (1904), “Aspirinat” shijojnë për herë të parë këtë trofe të lakmuar, duke shkruar historinë.

Duhej Xabi Alonso në stol, Granit Xhaka në regji dhe yje si Tah, Andrich, Tella, Hoffman, Boniface, Wirtz, Frimpong, Grimaldo dhe Schick me shokë që Leverkusen të shkruante historinë dhe të thyente dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich.

Për javën e 29-të të sezonit, djemtë e Alonsos fituan 5-0 kundër Werder Bremen (Boniface, Xhaka, Wirtz (3x) autorët e golave) dhe me këtë sukses janë zyrtarisht kampionët e rinj në Gjermani. Tifozët ishin përgatitur për një festë të tillë, teksa dita e sotme ishte e veçantë për ta.

Qyteti ishte i veshur me ngjyrat e kuqe dhe të zeza, ndërsa mijëra ishin në rrugë duke shoqëruar ekipin për në stadiumin “BayArena”. Xhaka me shokë nuk zhgënjyen dhe bënë që data 14 prill 2024 të shënohet me gërma të arta në historinë 120-vjeçare të Leverkusen.

Ky titull është më i veçantë pasi vjen me një rekord prej 43 ndeshjesh pa humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke bërë që “Aspirinat” të jenë ekipi i vetëm në ligat elitare që ka mbyllur llogaritë e titullit këtë sezon.

Në fund tifozët zbritën nga tribunat në fushë, me festën që është legjitime edhe me flakadanë.

Historia – Tifozët e Leverkusenit kanë pritur për një kohë të gjatë suksesin pasi kanë duruar një sërë humbjesh të dhimbshme, duke përfunduar nënkampion në 2011, 2002, 2000, 1999 dhe 1997.

Klubi gjithashtu humbi finalet e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve në 2002. Vetëm tifozët ‘e moshuar’ kujtojnë fitoren e Kupës së Gjermanisë në 1993, ose fitoren e Kupës UEFA në 1998.

Tre trofe kishin në histori “Aspirinat”. Një UEFA Cup në 1988, një Kupë Gjermanie në 1993 dhe 1 titull në Bundesliga 2 në vitin 1979. Ky është trofeu i parë pas 31 vitesh për klubin, pas Kupës së Gjermanisë në 1993.

Bayer Leverkusen Bundesligë titull
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.