Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Shqipëria ka pozicion strategjik në rajon, jemi vlerë e shtuar për NATO-n

11:52 / January 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kucove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama shprehet se ngritja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, është një vlerë e shtuar për forcat tona të armatosura.

“Është shumë e rëndësishme të ruhet paqja. Shqipëria është me një rëndësi kritike. Këto janë fjalë të gjeneralit në SHBA Tod Walters në një vlerësim të bërë prej tij mbi rëndësinë e pozicionit strategjik si pikë ndikuese në Ballkanin Perëndimor dhe Europë gjatë një dokumentari të NATO-s për bazën e Kuçovës.

Vendimi që mori NATO për të përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë për ta transformuar në një bazë taktike konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë vlerë e shtuar në këtë aleancë e cila bashkon sëbashku edhe që besojnë në disa vlera dhe parime që ja vlen të luftohet. Natyrisht që për ne lajmi i kësaj vendimmarrje të NATO-s ishte një lajm shumë i mirëseardhur sepse si të thuash, jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes por përçonte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik në aspektin gjeografik dhe pozitën tonë në NATO në aspektin politik dhe ushtarak.

“Jemi të vetëdishëm për përmasën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera. Por falë dhe punës së përbashkët që e ka çuar bashkëpunimin me SHBA në një nivel tjetër, por edhe falë mbështetjes së vazhdueshme që po marrim nga SHBA. Nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave ushtarake ashtu siç duhet, ne mund të jemi vlerë e shtuar e NATO-s edhe me projekte të tjera. Sot ne po shohim të realizuar një projekt i cili kur erdhi si lajm ishte i pabesueshëm për këdo. Më kujtohet se sa shumë është përqeshur dhe sa komente mosbesuese janë bërë atëherë kur lajmi u bë publik dhe sa shumë është ndjekur në vijimësi ky proces nga komente dhe opinione sipas të cilave ky moment nuk do të ndodhte asnjëherë, që Kuçova të kthehej në bazë ajrore ku do zbatohen 5 projekte të ndara në 3 paketa të rëndësishme. Përveç përfitimeve strategjike në aspektin ushtarak, do impaktohet në mënyrë afatgjate ekonomia. Zona e Kuçovës do të ketë një përfitim si të ardhur nga qielli” – tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.