Kryeministri Edi Rama sot do të jetë në Bruksel, ku do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg kjo për të diskutuar propozimin e ndërtimit të një baze të NATO-s në Durrës.
Kjo vizitë ishte paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë. Në fund të këtij takimi, Rama dhe Stoltenberg do të kenë edhe një konferencë për përbashkët për mediat.
Lajmi po komentohet edhe në mediat britantike, ku tabloidi “Ekspres”, thekson se “Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues presidentit rus, Vladimir Putin, përpara një takimi të NATO-s për bazën e re detare në vend”.
Kurse Partia Demokratike ka njoftuar NATO-n se pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një bazë ushtarake të aleancës në portin e ri të Durrësit, fshihet një “aferë korruptive”. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, në një dalje për mediat ditën e djeshme, tha se qëllimi i Ramës është spostimi i portit ekzistues tregtar dhe ushtarak mijëravjeçar të Durrësit për në Porto Romano.