Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Baza ushtarake më e madhe e FSK-së do të ndërtohet në Mitrovicë

20:18 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
157299657 3747448222003136 4848387927588123526 o 230x142 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me propozim të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi, të pranishëm në këtë seancë ishin edhe zv. ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Enver Dugolli, zv. komandanti i Regjimentit i Tretë, Ilir Beqiri dhe nënkoloneli, Afrim Veseli. Lidhur me dhënien në shfrytëzim të kësaj prone komunale për ndërtimin e kazermës ushtarake, kryetari Bahtiri u shpreh krenar që në Kodrën e Cërrnushës në Mitrovicë, do të ndërtohet baza ushtarake më e madhe e FSK-së në Kosovë.

“Mitrovica ka vuajtur për të pasur një stabilitet të duhur ekonomik, duke e ditur që ka qenë, dhe është një qytet specifik me shumë probleme, por pavarësisht kësaj bashkërisht kemi arritur të bëjmë qytetin më stabil në Republikën e Kosovës. Tani do të kemi qytetin më stabil vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, tha kryetari Bahtiri.

Po ashtu, kryetari Bahtiri tha se kjo tokë komunale në të cilën do të ndërtohet baza ushtarake më e madhja në vend ka 191 hektarë, dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke propozuar që kjo kazermë të mbajë emrin e heroit “Isa Boletini”. Ndërkaq, zv. ministri Dugolli ka falënderuar të gjithë të pranishmit për aprovimin unanim të kësaj pike në KPF, duke shtuar se në Cërrnushë të Mitrovicës do të jetë baza më e madhe ushtarake e FSK-së ku do të ushtrojnë aktivitetet e tyre. “Ky është projekti më i madh kapital i miratuar për FSK-në, që është baza më e madhe ushtarake në tërë Kosovën”, tha Dugolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.