Iliri ka një mision të rëndësishëm që i është ngarkuar nga “Vëllai i Madh”.
Ai duhet të provokojë disa prej banorëve, dhe për këtë arsye fjalori, batutat dhe sjellja e tij kanë qenë të çuditshme ditën e sotme.
Njëri nga “viktimat” e tij ishte edhe Meridiani të cilit i kërkoi që të lahej për shkak të aromës së rëndë trupore.
“Unë të sugjeroj të ndryshosh veshjen, vjen aromë të rëndë dhe duhet të bësh një dush menjëherë”,- i tha ai.
Kjo deklaratë e bëri Meridianin të ndihej keq por gjithësesi u përpoq ta kalonte me sportivitet.