Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“BBC” do të shkurtojë 2 mijë vende pune brenda dy viteve

11:21 / April 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1297
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kush do ta shpëtojë BBC-në? Emblemë e transmetimit publik britanik po përgatitet për një “manovër” me lot e sakrifica: një prerje drastike prej 10% të vendeve të punës dhe 500 milionë paund (mbi 575 milionë euro) shkurtime totale në dy vitet e ardhshme.

“Na presin zgjedhje të vështira”, ka pranuar drejtori i përgjithshëm i përkohshëm Rhodri Talfan Davies duke folur me redaksinë, “sepse hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve po zgjerohet gjithnjë e më shumë, në një ekonomi të paqëndrueshme, me kosto në rritje dhe me modelin tonë të financimit nën presion”.

“Është një katastrofë”, thotë Philippa Childs, në krye të sindikatës “Bectu”, “shkurtime të kësaj përmase janë shkatërruese për punonjësit, por edhe për vetë BBC-në: do të dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme aftësinë e saj për të përmbushur misionin publik. Në një epokë lajmesh të rreme dhe të një sektori gjithnjë e më të përqendruar në duart e pak multinacionaleve, Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se kurrë nevojë për një BBC ambicioze dhe të qëndrueshme”. E prerë ministrja e Kulturës, Lisa Nandy: Si të gjitha institucionet, edhe BBC duhet të marrë vendime të vështira. British Broadcasting Corporation ka rreth 21 mijë e 500 të punësuar me kohë të plotë, kështu që rreth 2 mijë vende pune janë tani në rrezik, mes gazetarëve dhe punonjësve të tjerë. Ndërkohë, do të ulet ndjeshëm buxheti për evente, pjesëmarrje, konferenca dhe çmime.

Kjo “goditje”, më e rënda në 15 vitet e fundit për legjendaren “hallë” të britanikëve, vjen pikërisht gjatë kalimit të drejtimit. Pra, pas largimit të Tim Davie, pas polemikave për mbulimin e Gazës dhe skandalit të fjalimit të prerë të Trump dhe ardhjes së Matt Brittin, që përfaqëson një tjetër revolucion për BBC-në, pasi 57-vjeçari është ish-drejtues i Google, pa përvojë të drejtpërdrejtë në gazetari.

Përtej shkurtimeve, situata duket si një “stuhi e përsosur” kundër BBC-së. Streaming-u dhe interneti po i rrëmbejnë të ardhurat dhe audiencën. Donald Trump i ka ngritur padi për 10 miliardë dollarë për atë fjalim në Kapitol në vitin 2021 që u transmetua i prerë. E djathta britanike, me Nigel Farage në krye, por edhe Boris Johnson, e sulmon çdo ditë, duke e akuzuar përanshmëri dhe prirje “majtas”, ndërsa bashkë me tabloidët kërkon heqjen e tarifës së detyrueshme, që tashmë ka kaluar ekuivalentin e 200 eurove në vit. Numri i atyre që nuk e paguajnë ka arritur në 300 mijë, përfshirë të rinj që nuk kanë televizor.

Prandaj, BBC-ja do të duhet të ndryshojë modelin e saj të biznesit për të mbijetuar. Do të zgjerojë shërbimin online iPlayer, edhe përmes një marrëveshjeje me YouTube në janar. Por a do të mjaftojë kjo? Ofcom, autoriteti rregullator i mediave në Britani, ka paralajmëruar se televizioni publik është “në rrugë zhdukjeje” në epokën e streaming-ut. Dhe në lojë është një tjetër pjesë historike e “soft power”-it britanik në rënie.

2000 bbc Pune shkurtojë vende
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.