BBC raporton se qeveria britanike ka vendosur që të ngrijë pasuritë e tre oligarkëve rus, të cilët janë Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.
Krahas tyre, britanikët kanë vendosur që të aplikojnë sanksione edhe ndaj pesë bankave ruse, të cilat janë: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi.
Gjatë fjalës së tij ku foli mbi sanksionet mbi Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit.
“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të vendosin sanksione kundër Rusisë”, përfundoi ai.
