Ekspertët po paralajmërojnë për rreziqet e ngrënies së njëanshme dhe pa cilësi, pasi një 17-vjeçar pësoi humbje të pariparueshme të shikimit pasi u ushqye gjatë me patate të skuqura.
BBC njofton se mjekët e syve në Bristol u kujdesën për të riun pasi vizioni i tij ishte përkeqësuar thuajse deri në pikën e verbërisë. Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte ngrënë vetëm patate të skuqura franceze, Pringles dhe bukë të bardhë, si dhe një fetë proshutë ose sallam.
Testet zbuluan se ai kishte mungesa të mëdha vitaminash dhe dëmtime të tjera prej kequshqyerjes.