Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

BBS dhe grupet e tjera të stjuartëve nisin trajnimet intensive për finalen e UECL në Tiranë

11:21 / April 28, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stjuart
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka diskutim që finalja e UEFA Conference League më 25 maj në Tiranë do të jetë një promovim i madh për vendin tonë, por nga ana tjetër edhe një sfidë e madhe. Ndeshja do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe kjo do të jetë finalja e parë e këtij kompeticioni, ndërkohë që edhe për të gjithë në vendin tonë konsiderohet si një event historik.

Por, për autoritetet që janë përgjegjëse për organizimin e këtij eventi është një sfidë më vete, sidomos edhe për garantimin e sigurisë. Mendohet se rreth 30 mijë tifozë do të jenë në kryeqytetin tona dhe 21 mijë prej tyre do e ndjekin ndeshjen në stadium. Gjatë kësaj periudhe UEFA e FSHF kanë bërë trajnime.

bbc 1 1

Siguria është një element i rëndësishëm dhe BBS Security, që e shohim thuajse në të gjitha stadiumet shqiptare, ka një përgjegjësi edhe më të madhe. Nevoja për stjuartë këtë herë ka qenë më e madhe dhe ndryshe nga se ndodh në ndeshjet e kombëtares, këtë herë do ketë një bashkëpunim edhe me Ilyrian Guard.

Këta të fundit kanë kryer edhe një trajnim së bashku me kolegët e tyre të BBS Security, në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri gjatë finales së Conference League. Oficeri i Sigurisë së Finales së UECL, Armando Mandro, ka shpjeguar gjerë e gjatë gjithçka po ndodh për faqen e FSHF.

“Kemi kaluar në një fazë kulmore të përgatitjeve për masat e sigurisë në finalen e UEFA Conference League. Jemi duke zhvilluar në stadiumin Air Albania një trajnim të avancuar dhe praktik me disa nga stjuardët e njërës prej kompanisë të sigurisë fizike. Një kompani e vetme nuk mund t’ia dalë dot e vetme të përballojë finalen.

Kjo ndodh pasi kërkohet një numër më i madh njerëzish dhe për këtë arsye kemi shkrirjen e dy kompanive për të siguruar finalen, që janë BBS Security dhe Ilyrian Guard.  Për momentin ne jemi duke trajnuar stjuardët e rinj në vazhdim edhe të trajnimeve të tjera që janë zhvilluar më para me përgjegjësit e tyre dhe momentalisht po zhvillojnë stërvitje praktike dhe teorike”.

“Ne e kemi nisur me trajnime në muajin shkurt në bashkëpunim me UEFA-n. I pari ka qenë trajnimi për trajnerët, të cilët që nga muaji shkurt e deri më tani kanë vazhduar të trajnojnë efektivët që do të marrin pjesë në këtë finale. Në muajin mars kemi zhvilluar një trajnim të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha agjencive ligjzbatuese dhe agjencive që do të marrin pjesë në këtë finale të madhe për pjesën e sigurisë, siç kishim Policinë e Shtetit, Zjarrfikësit, Shërbimin e Urgjencës Shëndetësore, Kryqin e Kuq dhe aktorë të tjerë të stafit të menaxhimit të stadiumit.

bbs4
bbs2
bbs

Në muajin prill kemi pasur një trajnim vetëm për Policinë e Shtetit dhe këto trajnim të gjitha synonin një rezultat sa më të mirë për sigurinë në finalen e Conference League-s. Ky është një operacion masiv, shumë i detajuar, për të cilin ne kemi filluar të marrim masa që nga pritja e tifozëve në aeroport, në pikat e grumbullimit të tifozëve, në rrugëkalimet e tifozëve për në stadium, në pikat e hyrjes, në futjen në stadium dhe deri në vendosjen e tyre në vendet e duhura.

Brenda pak ditësh do të mësojmë edhe dy skuadrat finaliste dhe kemi përcaktuar, ndërkohë edhe vendosjen e tifozerive në stadium dhe rrugën që do të ndjekin deri në stadium. Jemi duke koordinuar shumë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe me shërbimet e tjera. Momentalisht jemi në proces akreditimi të shërbimeve që do të marrin pjesë, shpresojmë që të kemi një finale të madhe dhe me masa sigurie sa më të mira”, tha Mandro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.