Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE bëhet tolerante: Britanikët do lëvizin pa viza edhe pa akord për Brexit

20:08 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga shqetësimet më të mëdha të shtetasve britanikë, ndërsa mbretëria po punon që të gjejë akordin për të dalë nga Bashkimi Evropian është lëvizja e lirë. Ambasadorët e BE-së ranë dakord këtë të premte që shtetasve britanikë t’iu mundësohet lëvizje e lirë dhe pa viza në vendet e bllokut, edhe në rastin e një “Brexit”-i pa marrëveshje. Propozimi i Këshillit Europian do t’iu japë kështu britanikëve qasje të lirë në zonën pa kufij të “Schengen”-it, që përbëhet nga 26 vende europiane, për udhëtime të kufizuara kohore prej maksimumi 90 ditë.

“Duke marrë në konsideratë afërsinë gjeografike, lidhjet mes ekonomive tona, nivelit të shkëmbimit tregtar dhe rastet e lëvizjeve afatshkurtra të personave mes Britanisë dhe vendeve të bllokut për çështje biznesi, për të kaluar kohën e lirë, apo edhe qëllime të tjera, udhëtimi pa viza do të lehtësonte turizmin dhe aktivitetin ekonomik, duke sjellë kësisoj përfitime për unionin”, lexohet në tekstin e hartuar nga shtetet propozuese.

Në një deklaratë shpjeguese për këtë lëvizje, Këshilli Europian tha se rregullat e BE-së theksojnë se përjashtimet nga regjimet e vizave jepen “me kusht reciprocitetin”.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është shprehur se nuk ka ndërmend t’u kërkojë viza qytetarëve të BE-së që udhëtojnë drejt Britanisë për qëndrime afatshkurtra”, thuhet më tej në të.

“Por, në rast se Britania e Madhe do të vendosë vizat për shtetasit e të paktën një shteti anëtar në të ardhmen, mekanizmi ekzistues i reciprocitetit do të aplikohet menjëherë”. Vendimi për këtë propozim do t’i kalojë tashmë për miratim Parlamentit Europian.

Brexit britaniket Viza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.