Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

BE: Certifikatat e Vaksinimit nga Kosova nuk pranohen për shkaqe teknike

21:56 / December 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Certifikatat e Vaksinimit nga Kosova ende nuk po njihen nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të kushteve teknike. Përgatitjet janë në vazhdim e sipër dhe kur të përmbushen kushtet, edhe Kosova e Bosnjë- Hercegovina mund të përfshihen në këtë sistem.

Para dy ditësh, Mali i Zi iu bashkua këtij sistemi, ndërsa më herët këtë e kishin bërë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Përfshirja e shteteve të treta në listën e Certifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE-së mundëson që certifikatat e lëshuara në ato vende njihen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo do të thotë se në secilin institucion, lokal apo vend në BE, QR kodet nga to do të mund të lexohen sikurse edhe të gjitha vërtetimet e ngjajshme të lëshuara nga autoritetet e vendeve anëtare.

Mospërfshirja e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë sistem tashmë po krijon pengesa praktike për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Që nga fillimi i pandemisë BE ka dëshmuar përkushtimin për ta trajtuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si partner të privilegjuar, duke i përfshirë ata në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së në kontekstin e pandemisë Covid-19”, ka thënë Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian për çështje ligjore.

Ky zëdhënës i Komisionit Evropian ka nënvizuar se ekspertët e BE-së kanë pasur takime shqyrtuese me të gjithë partnerët nga rajoni dhe procesi është në vazhdim e sipër. BE shpreson që ,”më shumë partnerë nga rajoni së shpejti t’i bashkohen këtij sistemi evropian”.

Më 16 dhjetor, Radio “Evropa e Lirë” ka raportuar se qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende Certifikatat e Vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte thënë se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.

“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline (pa qenë të lidhur në internet). Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, tha Dafina Gexha, zv.sministre e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit.

Rikujtojmë se BE, nga 10 janari, synon t’i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit.

Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE pritet ta marrë në fund të dhjetorit.

certifikatat Kosova vaksinimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.