Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE dhe SHBA kritikojnë Kinën për burgosjen e qytetares që raportoi për COVID-19

23:12 / December 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE SHBA 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan të martën Kinën për arrestimin e një qytetareje, e cila luajti rolin e gazetares, duke u bërë ndër të parat që raportoi mbi përhapjen e pandemisë së koronavirusit nga qyteti Wuhan.

Një gjykatë kineze shpalli të hënën dënimin me katër vite burg për qytetaren Zhang Zhan, e cili raportoi në kohën kur qyteti ku u shfaq për herë të parë koronavirusi po përjetonte krizë të thellë. Avokati i saj tha se zonja Zhang u burgos me pretekstin se zgjodhi “rrugën e provokimit të konflikteve”.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë se e dënon fuqishëm burgosjen e zonjës Zhang dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të saj, duke akuzuar Partinë Komuniste Kineze për kufizimin dhe manipulimin e informacioneve rreth përhapjes së COVID-19 në Wuhan.

“Gjyqi i nxituar i saj, pa prani të vëzhguesve ndërkombëtarë, tregon frikën që ka PKK kur qytetarët kinezë thonë të vërtetën”, tha sekretari Pompeo, ndërsa shtoi se Shtetet e bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin të drejtën e qytetarëve të Kinës për të shprehur të vërtetën.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në pikën më të ulët në dekada ndërsa dy ekonomitë më të mëdha ndeshen me çështje të ndryshme si shpërthimi i koronavirusit, ligji i sigurisë kombëtare të Pekinit për Hong Kongun, tregtinë dhe spiunazhin.

BE-ja kërkoi lirimin e menjëhershëm të qytetares Zhang, sikurse kërkoi edhe lirimin e aktivistes për të drejtat e njeriut Yu Wensheng dhe shumë të tjerëve të arrestuar që njoftuan në interes të opinionit publik.

“Sipas burimeve të besueshme, zonja Zhang është objekt torture dhe keqtrajtimi gjatë ndalimit të saj dhe se gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar në mënyrë serioze”, tha në një deklaratë një zëdhënës për punë të jashtme në BE.

Veç kësaj, BE i bëri thirrje Kinës të “garantojë drejtësi procedurale dhe një proces të duhur ligjor” për 10 aktivistët e Hong Kongut që po gjykohen në Kinë pasi u kapën dhe u akuzuan për tentim ikje drejt Tajvanit.

Në deklaratë familja evropiane kërkoi lirimin e menjëhershëm të grupit dhe kthimin e tyre të menjëhershëm në Hong Kong nga qyteti Shenzhen, ku po gjykohen me dyer të mbyllura dhe pa avokat të zgjedhur nga ta që nga 28 dhjetori.

Kritikat e BE-së vijnë një ditë para se udhëheqësit e BE dhe Kinës të nënshkruajnë një marrëveshje për t’u dhënë kompanive evropiane qasje më të mirë në tregun kinez.

Qytetarja-gazetare Zhang ishte në mesin e njerëzve që përmes llogarive të tyre në mediat sociale folën për spitalet e mbushura me njerëz dhe rrugët e boshatisura, që paraqisnin pamjen e tmerrshme të epiqendrës së pandemisë, ndryshe nga njoftimet zyrtare.

Kritikët thonë se Kina vendosi qëllimisht që gjykimin ndaj zonjës Zhang ta bëjë në kohën e festave, që të kishte vëmendje më të vogël.

“Kufizimet e lirisë së shprehjes, në qasjen në informacion, kërcënimet dhe shoqërimet e gazetarëve si dhe ndalimet, gjyqet dhe dënimet e aktivistëve për të drejtat e njeriut, avokatëve dhe intelektualëve të Kinës, janë në rritje dhe vazhdojnë të jenë shqetësim i madh”, tha zëdhënësi i BE-së.

be dhe shba burgosjen Kinen kritikojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.